Facebook fshin llogaritë dhe godet rrjetin CIB: Bënin propagandë pro Moskës dhe në favor të Vuçiçit, të lidhura me oligarkun rus

Kompania Meta, pjesë e cilës është edhe Facebook, ka publikuar një raport përmes së cilit nxjerr në pah se përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në opinionin publik në vende të ndryshme janë rritur ndjeshëm, veçanërisht pas agresionit në Ukrainë.
Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Meta dhe që ka të bëjë me tremujorin e katërt të vitit 2022 evidentohet se faqe të ndryshme interneti dhe të lidhura me llogari të shumta në Faceboook, kishin lidhje direkte me qeverinë serbe. Në raport theksohet se secili prej këtyre rrjeteve online kishte në objektiv popullsinë vendase duke lavdëruar qeverinë dhe duke kritikuar opozitën.
“Ne morëm masa kundër rrjeti CIB në Serbi të lidhur me punonjësit e Partisë Progresive Serbe, të njohur si Ekipi i Internetit dhe punonjësit e shtetit nga e gjithë Serbia. Ata kishin si target audiencën vendase në shumë shërbime të internetit, duke përfshirë Facebook, Instagram, Tëitter, YouTube. Përveç mediave lokale të lajmeve, ata synonin të krijonin një perceptim të mbështetjes së gjerë dhe autentike në bazë për presidentin serb Aleksander Vuçiç dhe partinë Progresive Serbe”, shkruhet në raport.
Disa nga faqet online dhe me qasje në Facebook ishin të lidhura me oligarkun rus, Yevgeny Prigozhin i sanksionuar nga Perëndimi.
“Dy nga fushatat në internet me qasje ruse të përqendruara në luftën në Ukrainë që ne ndërpremë kishin të bënin me aktorë privatë, të cilët ishin të lidhur me rusin e sanksionuar, oligarkun Yevgeny Prigozhin”, theksohet më tej në raport.
Përveç Serbisë Meta ka evidentuar propagandën qeveritare në Kubë dhe Bolivi.
Përpjekjet me origjinë ruse për veprimtari të fshehtë (CIB) në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë janë rritur ndjeshëm. Përpjekjet e mediave të kontrolluara nga shteti rus raportohet se janë ulur gjatë 12 muajve të fundit në platformën tonë, ato u zhvendosën në platforma të tjera duke përdorur domene të reja si manovër për t’i shpëtuar transparencës së lidhjeve në faqet e tyre të internetit.
Dy nga fushatat në internet me qasje ruse të përqendruara në luftën në Ukrainë që ne ndërpremë kishin të bënin me aktorë privatë, të cilët ishin të lidhur me rusin e sanksionuar Yevgeny Prigozhin. Ne evidentuam rritjen e fushatave në internet të cilat kombinohen me teknikat e mashtrimit në internet me fuqinë e makinerisë shtetërore ruse.
Tre rrjetet CIB, të cilat i fshimë gjatë tremujorit të kaluar, në Serbi, Kubë dhe Bolivi, nxorën në pah se kishin lidhje me qeveritë ose partitë në pushtet në vendet e tyre përkatëse. Secili prej këtyre rrjeteve online kishte në objektiv popullsinë vendase duke lavdëruar qeverinë dhe duke kritikuar opozitën.
Ne morëm masa kundër rrjetit CIB në Serbi të lidhur me punonjësit e Partisë Progresive Serbe, të njohur si Ekipi i Internetit dhe punonjësit e shtetit nga e gjithë Serbia.
Ata kishin si target audiencën vendase në shumë shërbime të internetit, duke përfshirë Facebook, Instagram, Twitter, YouTube. Përveç mediave lokale të lajmeve, ata synonin të krijonin një perceptim të mbështetjes së gjerë dhe autentike në bazë për presidentin serb Aleksander Vuçiç dhe partinë Progresive Serbe.
Gjithashtu, ne fshimë edhe rrjetet sociale në Kubë që synonin kryesisht audiencën vendase dhe diasporën kubane. Hetimi ynë e lidhi këtë rrjet me qeverinë kubane.
Njerëzit pas tij operonin në shumë shërbime interneti, duke përfshirë Facebook, Instagram, Telegram, Twitter, YouTube dhe Picta, një rrjet social kuban, në një përpjekje për të krijuar perceptimin e mbështetjes së gjerë për qeverinë kubane.
Propaganda zhvillohej në mbështetje të qeverisë Boliviane dhe qeveria ushtrionte presion për ti mbyllur gojën e opozitës.
Ky operacion u zhvillua në shumë shërbime të internetit, duke përfshirë Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, TikTok, Spotify, Telegram dhe faqet e internetit të lidhura me markat e veta të “medias së lajmeve”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




