Lufta Rusi-Ukrainë/ Biden: SHBA-të do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u zotua para vendeve të Evropës Lindore se SHBA-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s.

Deklarata e Bidenit vjen pas votimit të Dumës ruse se nuk do të marrë më pjesë në traktatin e kontrollit të armëve bërthamore.

“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s është absolutisht i qartë. Neni 5 është një angazhim i shenjtë i bërë nga Shtetet e Bashkuara. Ne do të mbrojmë fjalë për fjalë çdo hap të NATO-s, çdo hap të NATO-s”, tha Biden gjatë takimit me presidentin polak, Andrzej Duda dhe shefat e NATO-s së Evropës Lindore, transmeton CNN. 

Sipas nenit 5 të Traktatit të Aleancës Veri-Atlantike, një sulm ndaj çdo anëtari të NATO-s është një kërcënim për të gjithë dhe kërkon një përgjigje të përbashkët. New START është traktati i fundit dypalësh midis Moskës dhe Uashingtonit për çarmatimin bërthamor, kohëzgjatja e të cilit është zgjatur deri më 5 shkurt 2026.

“Si krahu lindor i NATO-s, ju jeni në vijën e parë të mbrojtjes sonë kolektive. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se cili është roli në këtë konflikt. Nuk është vetëm Ukraina, por liria dhe demokracia në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën”, u shpreh Bideni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme