Zëvendës Sekretari i Thesarit: Sanksionet ndaj Rusisë po e degradojnë ushtrinë e saj

Botë | 4 vite më parë

Sanksionet dhe kontrollet e eksporteve amerikane dhe aleate po kufizojnë aftësinë e Rusisë për të luftuar në Ukrainë, duke degraduar ushtrinë e saj. Deklarata u bë të martën nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit, duke shtuar se edhe më shumë sanksione do të vendosen ndaj Kremlinit në ditët në vijim.

Zëvendës Sekretari i Thesarit, Wally Adeyemo, tha në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington se ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet kufirit njëvjeçar, sanksionet e SHBA-së po rezultojnë efektive, duke rezultuar në humbje ushtarake për Rusinë, gjë që ka vënë në vështërsi serioze makinerinë e saj ushtarake.

Rusia është prodhuesi i dytë më i madh i armëve në botë pas Shteteve të Bashkuara, por Adeyemo pohoi se “sot, Rusia nuk mund të prodhojë mjaftueshëm armë për të përmbushur nevojat e saj themelore dhe për të qenë një furnizues për vendet që mbështeten tek armatimet ruse”.

Ndëshkimet financiare të vendosura nga SHBA dhe aleatët e saj “kanë degraduar aftësinë e Rusisë për të zëvendësuar më shumë se 9,000 pjesë të pajisjeve ushtarake të humbura që nga fillimi i luftës,”- tha ai, duke shtuar, “Rusia ka humbur rreth 50% të tankeve të saj. .”

Më shumë se 30 vende, duke përfshirë SHBA-në, vendet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë, Japoninë dhe të tjerë, që përfaqësojnë më shumë se gjysmën e ekonomisë së botës, kanë vendosur kufizime të çmimeve për naftën ruse, kanë vendosur kontrolle të eksporteve, si dhe kanë ngrirë qendrën financiare ruse. Fondet bankare dhe aksesi i kufizuar në SËIFT, sistemi dominues për transaksionet financiare globale, kanë rrudhur ekonominë ruse.

Adeyemo tha se SHBA planifikon të shpalli sanksione shtesë ndaj Rusisë këtë javë, të cilat synojnë industrinë e saj të prodhimit ushtarak. Presidenti Joe Biden përsëriti nevojën për sanksione shtesë gjatë një fjalimi të martën në Poloni.

Zyrtarët amerikanë thonë se Moska i është drejtuar Koresë së Veriut dhe Iranit për të rifurnizuar ushtrinë ruse me dronë dhe raketa tokë-tokë.

“Pikëpamja jonë është se është një shenjë dobësie, jo fuqie, që Rusia sot është e detyruar të mbështetet te Irani dhe Koreja e Veriut për armët e saj luftarake, nga vende që tashmë janë shkëputur nga sistemi financiar ndërkombëtar”, tha ai.

“Kemi shumë më tepër për të bërë. Ne po ia dalim të dëmtojmë buxhetin e Rusisë, si dhe të zvogëlojmë kompleksin e saj ushtarako-industrial”,- thotë Adeyemo.

Ndërsa pushtimi hyn në vitin e tij të dytë, SHBA do të intensifikojë përpjekjet e saj për të rritur sanksionet, tha Adeyemo, duke përfshirë goditjen ndaj evazionit ndaj sanksioneve dhe presionin ekonomik mbi vendet dhe firmat që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë.

“Kostoja e të bërit biznes me Rusinë, në kundërshtim me politikat tona, është e madhe ndaj kompanive dhe institucioneve financiare që bëjnë biznes me Rusinë. Ata nuk duhet të presin që qeveritë e tyre të marrin vendimin për ta”,- tha ai. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme