Tërmeti Turqi-Siri, shkon në mbi 24 mijë numri i të vdekur, Erdogan: Reagimi ka qenë i vonuar

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri është përkeqësuar, ndërsa shifra e viktimave ka shkuar në më shumë se 24 mijë. Në Turqi janë 20.213 viktima, ndërsa në Siri numri i viktimave ka shkuar në 3.553. Të lënduarit janë mbi 80 mijë, teksa operacionet e shpëtimit vazhdojnë pa pushim. Ndërkohë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pranoi se reagimi nuk ka qenë aq ishpejtë sa do të duhej.
Problematike situata paraqitet në Siri, për shkak edhe të vështirësive në mbërritjen e ndihmës ndërkombëtare. Sipas OKB-së, janë deri në 5.3 milionë njerëz që kanë mbetur të pastrehë.
Organizata po dërgon ndihma për zonat më të shkatërruara të vendit, duke u fokusuar në sigurimin e strehimit dhe nevojave themelore, si dhe tenda, batanije termike, dyshekë gjumi dhe veshje dimërore për njerëzit në qendrat kolektive.
Pas katastrofës humanitare, Shtetet e Bashkuara njoftuan pezullimin e përkohshëm të disa sanksioneve ekonomike ndaj qeverisë qendrore në Damask të mishëruara nga presidenti i diskutueshëm Bashar al Assad./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




