Traktati i kontrollit të armëve bërthamore, Rusia biseda me SHBA për New START

Agjensitë ndërkombëtare kanë raportuar se Rusia ka biseduar me Shtetet e Bashkuara për traktatin e kontrollit të armëve bërthamore. Bisedimet mes Moskës dhe Uashingtonit për traktatin New START ishin parashikuar të mbaheshin nëntorin e kaluar, por u pezulluan në momentin e fundit.
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov ka thënë së fundmi se ka diskutuar për traktatin e kontrollit të armëve bërthamore, me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara, Lynne Tracy.
Ryabkov tha se diskutimi për traktatin New START është zhvilluar javën e kaluar. Ryabkov shtoi se Rusia është e përkushtuar ndaj traktatit, por nuk dha asnjë datë se kur mund të mbahet raundi i ri i bisedimeve, duke u thirrur në konfliktin në Ukrainë. Bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit për traktatin New START duhet që të mbaheshin nëntorin e kaluar, por u pezulluan në momentin e fundit. Shtetet e Bashkuara më herët kanë akuzuar Rusinë se po e shkel traktatin, duke mos lejuar që të kryhen inspektime në territorin rus. Traktati New START, që hyri në fuqi më 2011, kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore që SHBA-ja dhe Rusia mund të dislokojnë, dhe po ashtu kufizon dislokimin e raketave tokësore dhe atyre të vendosura në nëndetëse.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




