Shpërthimi në Stamboll/ Erdogan: I jemi përgjigjur sulmit, do të çrrënjosim të gjithë terroristët

Botë | 4 vite më parë

“Turqia iu përgjigj sulmit terrorist në Stamboll“, duke shkatërruar objektivat e organizatës terroriste me një operacion ajror të fundit në Irakun verior dhe Siri. Ky sulm është pranuar nga presidenti, Rexhep Tajip Erdogan i cili shprehet se ka në plan çrrënjosjen e terroristëve, pasi për të, përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit. Erdogan deklaron se nuk do të ndalet por se në një kohë të shkurtër do të sulmojnë me tanke dhe forca ushtarake.

“Ne i dhamë përgjigjen tonë sulmit të ndyrë që kushtoi jetën e gjashtë të pafajshmëve duke rrafshuar objektivat terroriste në Irakun e veriut dhe Sirinë. Ne e dimë identitetin, vendndodhjen dhe historinë e terroristëve. Ne gjithashtu e dimë shumë mirë se kush i patronizon, armatos dhe inkurajon terroristët. Turqia ka bërë pjesën e saj duke respektuar çdo marrëveshje për sigurinë e kufirit të saj me Sirinë. Shpresojmë se do t’i çrrënjosim të gjithë terroristët sa më shpejt të jetë e mundur”, tha presidenti turk Erdogan.

Shpërthimi i cilësuar si terrorist ndodhi në sheshin Taksim në Stamboll duke i marrë jetën 6 personave dhe plagosur 81 të tjerë. Në shenjë hakëmarrjeje, Turqia sulmoi në rrugë ajrore Sirinë, duke goditur postet kurde dhe pozicionet e ushtrisë siriane, duke lënë të vdekur 12 persona. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme