Nuk ka mbetur më borë, fshati në Alpet Franceze shkatërron teleferikun

Botë | 4 vite më parë

Rreth njëqind njerëz, në fshatin e vogël alpin francez të Saint-Firmin, u mblodhën për t’i dhënë “lamtumirën” teleferikut të tyre të skive. Arsyeja? Nuk ka qenë në përdorim prej vitesh sepse nuk kishte më borë.

“Ndodhi ngrohja globale dhe kjo është ajo që ndryshoi pikëpamjen tonë për këtë vend“, tha Didier Beauzon, 63 vjeç, një banor i Saint Firmin. Teleferiku u ndërtua fillimisht në vitin 1964, por ndërsa dikur kishte reshje të rregullta dëbore dimërore, gjërat u përkeqësuar në dekadat e fundit. Është një situatë që po përjetohet aktualisht në vendpushimet e tjera të skive franceze dhe evropiane, pasi kriza klimatike fajësohet për shkurtimin e sezoneve të skive dhe reduktimin e borës malore dhe mbulesës së akullnajave.

“Mungesa e borës nënkuptonte që hera e fundit që teleferiku punoi ishte rreth 15 vjet më parë dhe vetëm për një fundjavë. Që atëherë, nuk është përdorur më“, tha Beauzon./ CNN

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme