800 të infektuar me COVID-19 në bord, anija e lundrimit ankorohet në Sidnei

Botë | 4 vite më parë

Një anije turistike me rreth 4,600 pasagjerë ku rreth 800 prej tyre të infektuar me COVID-19 është ankoruar në Sydney, Australi. Anija e lundrimit Majestic Princess mbërriti në Circular Quay, pasi kishte lundruar nga Zelanda e Re.

Përhapja vjen ndërsa rastet e COVID po rriten në të gjithë Australinë. Në Uellsin e Ri Jugor, 19,800 raste të reja u zbuluan në shtatë ditët deri të premten.

Marguerite Fitzgerald, presidentja e operatorit të lundrimit Carnival Australia, tha se një numër i madh rastesh filluan të zbuloheshin rreth gjysmës së udhëtimit 12-ditor, ndërsa bëri të ditur se të gjitha rastet ishin ose asimptomatike ose të lehta simptomatike.

“Stafi do të ndihmojë të gjithë mysafirët që kanë rezultuar pozitivë me transporti privat dhe akomodimin për të përfunduar periudhën e tyre të izolimit“, tha ajo.  

Përhapja të kujton shpërthimin e Covid të anijes së lundrimit Ruby Princess në fillim të vitit 2020, ku të paktën 900 njerëz rezultuan pozitivë dhe 28 vdiqën.

Anija Majestic Princess do të niset së shpejti për në Melburn.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme