Lufta në Ukrainë/ Ishin gati të rrethuar, mijëra trupa ushtarake ruse detyrohen të largohen nga Lyman

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka tërhequr trupat e saj nga qyteti strategjik ukrainas Lyman, një lëvizje që shihet si një problem për fushatën e saj në lindje. “Tërheqja erdhi pas frikës se mijëra ushtarë do të rrethoheshin në qytet,”- tha ministria ruse e mbrojtjes. 

Rimarrja e Lyman-it është me rëndësi strategjike për Ukrainën. Qyteti ishte përdorur si një qendër logjistike nga Rusia dhe mund t’u japë trupave ukrainase më shumë akses për në territoret e rajonit të Donetsk dhe Luhansk. 

Dobësitë në fushën e betejës bënë që lideri çeçen, dhe aleati i linjës së ashpër të Moskës, Ramzan Kadyrov, të komentonte se Rusia duhet të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore me rendiment të ulët përballë humbjeve të tilla. 

Lyman ndodhet në Donetsk, një nga katër rajonet pjesërisht të okupuara të Ukrainës, të cilat Rusia deklaroi se po i aneksonte.  Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë kritikuar ashpër këtë veprim duke e quajtur “rrëmbim i paligjshëm i tokës Ukrainase”.

Një këshilltar i ministrit të mbrojtjes të Ukrainës tha për BBC se luftimet e fundit rreth Lyman, përfaqësonin një “sukses të konsiderueshëm”. Luftëtarëve rusë i’u dha mundësia të dorëzoheshin, tha Yurik Sak, dhe se ata do të përballeshin me trajtim më të mirë si robër lufte, sesa nga ajo që u rezervon udhëheqja ushtarake ruse. 

Kremlini tha se po tërhiqte forcat e tij nga qyteti, duke përdorur emrin e kohës sovjetike Krasnyi (Red) Lyman, duke pranuar se ukrainasit kishin “epërsi të konsiderueshme” në zonë. Analistët ushtarakë thonë se Kievi aktualisht ka një vrull në luftë dhe është zotuar se do të vazhdojë me një kundërofensivë për të rimarrë të gjithë territorin e pushtuar. 

Në një fjalim të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se përpjekjet për të “çliruar të gjithë tokën tonë” do të shërbenin si provë se ligji ndërkombëtar nuk mund të shkelet. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme