SHBA, përshkallëzon masat kundër krimit: Luftojmë korrupsionin dhe forcojmë sigurinë kombëtare

Shtetet e Bashkuara kanë përshkallëzuar masat kundër kriminelëve, rrjeteve të krimit të organizuar dhe aktorëve të tjerë të paligjshëm që të fshehin identitetin e tyre dhe të pastrojnë paratë përmes sistemit financiar.
Në një deklaratë të Sekretares së Thesarit Janet L. Yellen për shpalljen e një rregulli të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Aktit të Transparencës së Korporatës, hapi i konsideruar si një lëvizje e madhe për zbatimin e ligjit nga agjencitë kombëtare përmes informacionit që u nevojitet për të goditur kriminelët, individët e korruptuar dhe aktorët e tjerë të këqij që duan të përfitojnë jashtë ligjit nga sistemi financiar i Amerikës, parashikon të shtrijë efektet edhe në frontin ndërkombëtar.
“Rregulli do të ndihmojë gjithashtu Shtetet e Bashkuara edhe në frontin ndërkombëtar. Në mënyrë kritike, ky rregull do ta ngrejë në masë të madhe punën e administratës sonë për të luftuar korrupsionin dhe efektet e tij gërryese në demokracinë tonë dhe sundimin e ligjit, si në vend ashtu edhe në mbarë botën”, thuhet në deklaratë.
Rregulli, do të ndihmojë në forcimin e sigurisë kombëtare amerikane, reflekton deklarata duke e bërë më të vështirë për oligarkët, terroristët dhe kërcënimet e tjera globale përdorimin e strukturave komplekse ligjore për të pastruar paratë, trafikimin e njerëzve dhe drogës dhe për të kryer krime të tjera që kërcënojnë të dëmtojnë popullin amerikan.
Nga ana tjetër efekti shtrihet edhe për bizneset e ndershme që luajnë sipas rregullave, por që janë në disavantazh kur konkurrojnë kundër aktorëve të këqij që përdorin kompani guaçkë për t’iu shmangur taksave, për të fshehur pasurinë e tyre të paligjshme dhe për të mashtruar klientët dhe punonjësit.
Shtetet e Bashkuara e kanë përcaktuar prej kohësh korrupsionin edhe jashtë vendeve të tyre, si të mjaftueshëm për të qenë i sanksionuar politikisht prej tyre.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



