Lufta në Ukrainë/ Biden: SHBA nuk do t’i njohë kurrë përpjekjet e Rusisë për aneksim

“Shtetet e Bashkuara kurrë, kurrë, kurrë nuk do ta njohin përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territorin në Ukrainë”, tha me bindje presidenti Joe Biden.
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të deklarojë se katër rajone të okupuara të Ukrainës do t’i bashkohen Rusisë. Sipas Kremlinin Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson mbështetën aneksimin në referendumet pesë-ditore.
Ndërkohë të ashtuquajturat vota janë dënuar gjerësisht jashtë Rusisë si një mashtrim.
Dokumentet, të shpërndara në mediat shtetërore ruse, thonë se pavarësia e dy rajoneve po njihet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe “të sanksionuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka thënë se çdo aneksim i territorit të një vendi bazuar në përdorimin e forcës shkel Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar.
“Është një “përshkallëzim i rrezikshëm që nuk ka vend në botën moderne. Asnjë nga katër rajonet e pushtuara që Rusia synon të inkorporojë nuk është nën kontrollin e saj të plotë. Ajo mund të pretendojë vetëm për 60% të Donetsk, ndërsa kryeqyteti rajonal i Zaporizhzhia mbetet në duart e Ukrainës”, tha ai.
Ndërsa ukrainasit nxituan për të nxjerrë të afërmit e tyre nga zonat e pushtuara të rajonit të Zaporizhzhia, raketat goditën një kolonë civile me makina në periferi të qytetit kryesor
Në një telefonatë me zotin Putin, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan shprehu kundërshtimin e tij ndaj aneksimit të planifikuar. Ai i bëri thirrje liderit rus që të ulë tensionin dhe t’i japë negociatave të paqes me Ukrainën një tjetër shans, sipas një zëdhënësi.
Turqia, së bashku me OKB-në, ka ndërmjetësuar në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në të kaluarën, me sukses në arritjen e një marrëveshjeje për të rifilluar eksportet e grurit përmes Detit të Zi.
Rusia organizoi pesë ditë referendume të vetëquajtura në të katër rajonet javën e kaluar, ndërsa i ka konsideruar ato të vlefshme.
Nga ana tjetër, Presidenti Volodymyr Zelensky nuk i njeh “pseudo referendumet”.
SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë si rezultat i aneksimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



