1.1 miliardë dollarë ndihma, SHBA gati paketën e re të armëve ndaj Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë të re ndihme për Ukrainën. SHBA pritet që të shpallin së shpejti paketën e re të armëve 1.1 miliardë dollarësh për Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re armësh prej 1.1 miliardë dollarësh për betejën e Ukrainës me Rusinë që do të shpallet së shpejti”, tha agjencia, raporton Reuters. Paketa do të jetë kësti i fundit i armatimit për Ukrainën.

Paketa do të përfshijë sisteme lëshuese HIMARS, municione shoqëruese, lloje të ndryshme të sistemeve kundër dronëve dhe sistemeve të radarëve, së bashku me rezerva, trajnime dhe mbështetje teknike.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme