NATO, Stoltenberg: Referendumet e mbajtura nga Rusia nuk kanë legjitimitet. Ato toka janë të Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

NATO ka reaguar, lidhur me referendumet që po kryhen në disa pjesë të Ukrainës të pushtuara nga Rusia. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpërmjet një postimi në Twitter, deklaron se referendumet e mbajtura nga Rusia nuk kanë legjitimitet, si dhe janë në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Ai gjithashtu se aleatët e NATO-s janë të palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe mbrojtjes së Ukrainës.

“Sapo fola me Presidentin Zelenskyy, dhe i bëra të qartë se Aleatët e NATO-s janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje. Referendumet e rreme të mbajtura nga Rusia nuk kanë legjitimitet dhe janë në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Ato toka janë të Ukrainës”- shkruan Stoltenberg. /rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme