Kryeministrja daneze: Rrjedhja e gazit, “veprim i qëllimshëm”

Kryeministrja daneze, Metter Frederiksen, deklaron se qeveria e saj e sheh rrjedhjen e gazit nga një ishull danez në Detin Baltik, si “veprim i qëllimshëm”. E pyetur nëse ishte një sulm ndaj Danimarkës, Frederiksen u përgjigj se rrjedhjet ndodhën në ujërat ndërkombëtare dhe se “përgjigjja është jo”.
Shpërthimet tronditën Detin Baltik përpara se të zbuloheshin rrjedhjet e pazakonta në dy tubacione të gazit natyror që kalonin nën ujë nga Rusia në Gjermani. Disa liderë dhe ekspertë evropianë dëshmojnë për sabotim të mundshëm lidhur me një bllokim energjetik me Rusinë, të provokuar nga lufta në Ukrainë.
Ministri danez i mbrojtjes Morten Bodskov, do të udhëtojë nesër në Bruksel për t’u takuar me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, për të folur rreth rrjedhjeve të gazit. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



