Von der Leyen: SHBA të heqë ndalimet e hyrjes për qytetarët e BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të heqin me shpejtësi ndalimin e gjerë të hyrjes për qytetarët e unionit.
“Ne këmbëngulim që rregulla të krahasueshme të zbatohen për mbërritjet në të dy anët”, tha Von der Leyen për median gjermane, RND.
”Situatat epidemiologjike në SHBA dhe BE janë shumë të ngjashme sot”, tha ajo.
“Ne duhet ta zgjidhim këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne jemi në kontakt me miqtë tanë amerikanë”, theksoi ajo.
“Nuk duhet të zvarritet për javë të tëra”, shtoi Von der Leyen.
BE e vendosi SHBA-në në listën e vendeve të treta për të cilat kufizimet nuk do të zbatoheshin më në muajin qershor.
Megjithatë, një ndalim i gjerë i hyrjes në SHBA vazhdon të zbatohet për njerëzit që udhëtojnë nga BE.
Përjashtimet e vetme janë qytetarët amerikanë dhe disa grupe të tjera, siç janë të afërmit e ngushtë të qytetarëve amerikanë, diplomatët ose punonjësit e organizatave ndërkombëtare./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




