Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Kinë, të zhvendosur nga 1500 fshatra

Botë | 5 vite më parë

Numri i viktimave nga përmbytjet në provincën qendrore të Kinës, Henan, ka arritur në 70, thanë autoritetet lokale.

Sipas të dhënave zyrtare, që prej 16 korrikut, 12.9 milionë banorë në 150 qytete e distrikte të Kinës dhe mbi 1500 fshatra, janë goditur rëndë nga shirat e rrëmbyer dhe stuhitë e shiut, duke u shndërruar në një katastrofë të vërtetë këtë verë.

Shumë prej viktimave, janë gjetur të pajetë në metro dhe në tunele në autostrada. Pavarësisht faktit që reshjet vijojnë me intensitet të lartë, ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit dhe kanë nisur punën për pastrimin e dëmeve./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme