Një tërmet 5.5 ballë godet Japoninë

Një tërmet me fuqi prej 5.5 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi ishullin Hachijojima në juglindje të Japonisë.
Në një deklaratë nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) thuhet se tërmeti u regjistrua në thellësi prej 10 kilometrash në ishullin vullkanik Hachijojima në orën 13:20 sipas kohës lokale.
JMA nuk lëshoi paralajmërim për cunami pas tërmetit 5.5 ballë./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




