Ministri i Jashtëm kinez thekson kundërshtimin e vendosur të hegjemonisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kinës Wang Yi bëri thirrje për ndjekjen dhe zbatimin e multilateralizmit të vërtetë për arritjen e paqes afatgjatë dhe sigurisë së përbashkët.
Kreu i diplomacisë kineze e bëri këtë koment në ceremoninë e hapjes së Forumit të 9-të mbi Paqen Botërore, të zhvilluar në Universitetin Tsinghua të Pekinit.
Wang tha se Kina ka këmbëngulur gjithmonë në rrugën e zhvillimit paqësor, ka kundërshtuar hegjemoninë dhe politikën e forcës dhe do t’i ofrojë botës më shumë mundësi gjatë zhvillimit të saj.
Duke theksuar konceptin e krijimit të një bashkësie globale të shëndetit për të gjithë, Wang bëri thirrje për përpjekje urgjente për ndërtimin e një “Muri të Madh” kundër pandemisë së COVID-19, duke lënë mënjanë divergjencat politike.
Lidhur me zgjidhjen e problemit të Afganistanit, ai tha se ShBA-ja duhet të marrë masa të përgjegjshme për të siguruar ecurinë e mbarë të fazës kalimtare të gjendjes në Afganistan.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




