Bisedimet Rusi – SHBA pritet të fillojnë në mes të korrikut

Botë | 5 vite më parë

Rusia pret që bisedimet e reja me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve të fillojnë nga mesi i muajit korrik, tha ministri i Jashtëm i rus, Sergei Lavrov. “Shpresoj që brenda disa ditësh, nga mesi i korrikut, të ketë takim mes delegacioneve të cilët do të diskutojnë obligimet e diskutuara mes presidentëve (të Rusisë dhe SHBA-së) për stabilitetin energjetik dhe reduktimin dhe kontrollin e armëve”, tha Lavrov. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të tyre të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës më 16 qershor, ranë dakord të zhvillonin bisedime për kontrollin e armëve bërthamore.  Bisedimet do të bazoheshin në traktatin e New Start (Fillimi i Ri). Biden ka zgjatur traktatin pak para skadimit të tij. Traktati kufizon numrin e kokave bërthamore në 1,550, dhe mundëson një proces verifikimi. Ndërkohë raportet mes Moskës dhe Uashingtonit janë përkeqësuar që kur Biden mori detyrën në janar, pasi Shtetet e Bashkuara sanksionuan Rusinë për shkak të sulmeve kibernetike, ndërhyrjen në zgjedhje dhe helmimin dhe burgosjen e politikanit të opozitës ruse, Aleksei Navalny. Por, presidenti amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie “të qëndrueshme” që u mundëson të dyja vendeve të punojnë së bashku për çështje të përbashkëta si stabiliteti strategjik, kontrolli i armëve dhe ndryshimi i klimës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme