Grupi palestinez mban koncert mbi rrënojat e ndërtesës së rrëzuar nga sulmet izraelite në Gaza

Grupi muzikor palestinez Meddah Al-Kamar mbajti një koncert mbi rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në sulmet e fundit të Izraelit në Rripin e Gazë.
I organizuar nëpërmjet një bashkëpunimi midis Ministrisë palestineze të Kulturës dhe Qendrës së Energjisë Pozitive, koncerti me titull “Muzikë midis rrënojave” u mbajt mbi rrënojat e ndërtesës Al-Shorouk, ku solisti Rauf al-Belbisi këndoi himne dhe këngë.
Tahrir Murteja, Drejtori i Qendrës së Energjisë Pozitive, tha për AA se ngjarja u organizua për të dënuar krimet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës.
Sipas tij, arti është një mjet i mirë për t’i folur botës.
“Kjo ngjarje, e mbajtur mes rrënojave, mbart mesazhin se shpresa ende buron nga Gaza, e cila është sulmuar për vite me radhë, dhe se rajoni vazhdon ta dojë jetën”, shtoi Murteja.
Të paktën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, humbën jetën në sulmet 11-ditore në Gaza të nisura nga Izraeli më 10 maj./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




