Publikohet libri i bardhë “Sistemi i partive politike i Kinës: Bashkëpunim dhe konsultim”

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të premten librin e bardhë “Sistemi i partive politike i Kinës: Bashkëpunim dhe konsultim”, ku vihet në dukje se sistemi i partive politike i Kinës shfaq gjallërinë e madhe të jetës politike dhe shoqërore. Kina respekton sistemet e partive politike të zgjedhura nga vendet e tjera dhe është e gatshme të forcojë shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë me parimet e barazisë dhe respektit reciprok, duke nxitur zhvillimin politik demokratik botëror dhe duke formuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Sipas librit të bardhë, sistemi i bashkëpunimit dhe konsultimit politik shumëpartiak nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës (PKK) është një sistem themelor politik i Kinës, që zhvillohet në bazë të historisë, kulturës e realitetit kinez dhe përmban urtësinë kineze. Ky sistem gjithashtu mëson dhe përthith nga arritjet politike të vendeve të tjera.
Në këtë sistem, përveç PKK-së, ekzistojnë edhe tetë parti të tjera politike. Sistemi përfshin gjithashtu individë pa parti.
PKK-ja dhe parti të tjera politike formojnë një marrëdhënie bashkëpunimi dhe harmonie afatgjatë. Partitë e tjera politike marrin pjesë plotësisht në administrimin e çështjeve shtetërore nën udhëheqjen e PKK-së.

Pallati i Madh i Popullit, vend organizimi i sesioneve parlamentare dhe të Konferencës Konsultative Politike të Kinës(Foto:VCG)
Sipas librit të bardhë, partitë e tjera politike dhe individët pa parti luajnë rolin e mbikëqyrjes ndaj PKK-së. Përmbajtja mbikëqyrëse kryesore përfshin gjendjen e zbatimit të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të tjera, si edhe të politikave dhe udhëzimeve të rëndësishme qeveritare, kryerjen e detyrave nga kuadrot e PKK-së dhe qeverisjen e pastër.
Përveç gjuhës kineze, libri i bardhë “Sistemi i partive politike i Kinës: Bashkëpunim dhe konsultim” është përkthyer edhe në shtatë gjuhë të huaja, si angleze, franceze, ruse etj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




