Biden nuk ndalet pas Putin kërkon të takojë dhe presidentin e Kinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden duket se kërkon të vendosë kontakte të drejtpërdrejta me liderët e vendeve të tjera që konsiderohen si kundërshtare ekonomike dhe politike të SHBA.
Pak ditë pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur dëshirën për të takuar presidentin kinez Xi Jinping dhe rasti mund të jetë samiti i G20 që do të mbahet në Itali.
Lajmi u dha nga këshilltari i Biden, Jake Sullivan i cili shtoi se shumë shpejt do të nisin përgatitjet për të krijuar kushtet për takimin e dy presidentëve.
Më 16 qershor presidenti Biden u takua me homologun rus, Putin në Gjenevë, në një takim që u konsiderua i frytshëm nga të dyja palët./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




