SHBA dhe Izraeli diskutojnë për sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe

Botë | 5 vite më parë

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken se ka biseduar me ministrin e Jashtëm izraelit, Yair Lapid, për sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Ned Price bëri deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar mes Blinken dhe Lapid.

“Sekretari (Blinken) bisedoi lidhur me angazhimin e SHBA-së për sigurinë e Izraelit, rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Izrael dhe nevojën për të përmirësuar me rrugë praktike marrëdhëniet Izrael-Palestinë”, tha Price në deklaratën e tij.

Ai theksoi se Blinken dhe Lapid kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth mundësive për thellimin e përpjekjeve për normalizimin me vendet e rajonit dhe rreth çështjeve të sigurisë rajonale kryesisht për Iranin./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme