Nigeri, 7 milionë njerëz nën kufirin e varfërisë nga rritja e çmimit të ushqimeve

Botë | 5 vite më parë

Rritja e çmimeve të ushqimeve në Nigeri shtyu 7 milionë njerëz nën kufirin e varfërisë vetëm në vitin 2020, sipas një raporti nga Banka Botërore në Nigeri.

Azhurnimi më i fundit i Bankës Botërore për Zhvillimin e Nigerisë (NDU) tha se pavarësisht rritjes ekonomike, çmimet po rriten me shpejtësi, “duke ndikuar rëndë tek familjet nigeriane”.

Raporti, i titulluar “Qëndrueshmëria përmes Reformave”, thekson se që nga prilli 2021, norma e inflacionit ishte më e larta në katër vjet, duke shtuar se çmimet e ushqimeve përbënin mbi 60 për qind të rritjes së përgjithshme të inflacionit.

Më 12 qershor, Presidenti Muhammadu Buhari tha se qeveria shpëtoi 10,5 milionë nigerianë nga varfëria në dy vitet e fundit.

Buhari theksoi se qeveria u ofron mundësi pune fermerëve, artizanëve, grave dhe tregtarëve në vend./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme