Biden për herë të parë në një samit të NATO-s

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i SHBA Joe Biden do të marrë pjesë sot për herë të parë në një samit të NATO-s, ndërsa 30 vendet kërkojnë të lënë pas vitet e tensionuara të administratës së Donald Trump dhe në vend të kësaj ta drejtojnë vëmendjen e tyre ndaj kërcënimeve të jashtme.

Udhëheqësit duhet të dërgojnë një mesazh ndaj një Rusie gjithnjë e më agresive, kundërshtari tradicional i aleancës së mbrojtjes, ngritjen e Kinës në skenën botërore, çështjet e sigurisë në lidhje me ndryshimin e klimës, mbrojtjen kibernetike si dhe teknologjinë e re ushtarake.

Për më tepër, Aleatët pritet të nënshkruajnë një plan reformash për vitin 2030 dhe zyrtarisht të vendosin të fillojnë rishikimin e konceptit të tyre kryesor strategjik, i cili u përditësua për herë të fundit në 2010.

Kreu i SHBA po planifikon gjithashtu një takim dypalësh me presidentin turk Recep Tajip Erdogan.

Një çështje tjetër e rëndësishme është tërheqja e vazhdueshme e NATO-s nga Afganistani gati 20 vjet pas pushtimit të SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit.

Ndërsa aleatët e NATO-s duhet të mbajnë financimin, sigurinë dhe mbështetjen civile, natyra e saktë e bashkëpunimit në të ardhmen me autoritetet afgane ende nuk është përcaktuar. /ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme