Londër, Johnson: Deklarata e G7 për pandemitë e ardhshme një moment historik

Botë | 5 vite më parë

Kryeministri britanik, Boris Johnson përshëndeti dje si një moment historik deklaratën e propozuar nga G7 për parandalimin e pandemive të ardhshme, që parashikon në mënyrë të veçantë për të reduktuar afatin për të zhvilluar vaksinat dhe për të reformaur Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Me këtë marrëveshje, demokracitë kryesore në botë do të angazhohen për të penguar që një pandemi botërore të përsëritet edhe një herë, në mënyrë që shkatërrimet e shkaktuara nga COVID-19 të mos përsëriten kurrë”, theksoi kryeministri britanik, Boris Johnson në llogarinë e tij në Twitter.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme