Macron: Laboratorët të japin 10% të vaksinave për vendet e varfra

Botë | 5 vite më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje kompanive farmaceutike që t’u japin vendeve të varfra 10% të dozave të vaksinave antiCOVID-19 për shitura.

“Dhurimet e dozave nga Shtetet duhet të plotësohen nga një dhurim i dozave nga laboratorët farmaceutikë, siç ishte zotimi prej 10% i donacioneve nga sektori privat i bërë gjatë epidemisë së H1N1”, kujtoi Macron përpara shtypit.

Ai shtoi se shtetet kanë financuar masivisht kërkime dhe blerje të dozave të vaksinave dhe është e ligjshme që industria farmaceutike “të kontribuojë proporcionalisht” në këtë solidaritet./AFP


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme