PE bën thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Bjellorusisë

Botë | 5 vite më parë

Pas uljes së detyruar të një aeroplani që udhëtonte midis dy kryeqyteteve të BE-së dhe arrestimin e blogerit Roman Protasevich në Bjellorusi, Parlamenti Europian ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme kundër regjimit të vijës së ashpër të Minskut.

”Masat ndëshkuese duhet të merren kundër industrisë së përpunimit të naftës bruto, prodhimit të nënprodukteve të naftës dhe industrive të përpunimit të çelikut dhe drurit”, deklaroi ai në një rezolutë të miratuar ditën e djeshme.

Për më tepër, bashkëpunimi me bankat shtetërore bjelloruse duhet të ndalet.

Po konsiderohet gjithashtu edhe përjashtimi i përkohshëm i Bjellorusisë nga sistemi i pagesave Swift.

Josep Borrell, komisioneri i Punëve të Jashtme të BE, tha gjatë debatit plenar të së martës se ai shpreson që vendet anëtare të BE do të marrin masa të mëtejshme ndëshkimore kundër Bjellorusisë në samitin e ardhshëm.

Për herë të parë u ra dakord për sanksionet e synuara ekonomike./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme