BE paralajmëron përgjigje të vendosur nëse BM nuk pranon protokollin e IV

Brukseli i ka lëshuar një paralajmërim të fortë kryeministrit britanik, Boris Johnson duke i thënë se është i gatshëm të veprojë me vendosmëri për të siguruar që Britania e Madhe të respektojë angazhimet e saj në protokollin e Irlandës së Veriut për marrëveshjen e saj për Brexit.
”Daily Telegraph” raportoi se Britania e Madhe po shqyrton në mënyrë të njëanshme zgjatjen e një periudhe faljeje për të lejuar dyqanet në Irlandën e Veriut të vazhdojnë të shesin produkte ushqimore nga Britania e Madhe për shkak të skadimit të tyre në fund të qershorit.
Por, në një artikull për gazetën, zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Maros Sefcovic tha se “nuk do të ishe e turpshme për të ndërmarrë veprime ligjore për të siguruar që BM të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare”.
Britania tashmë ka zemëruar Brukselin duke zgjatur në mënyrë të njëanshme periudhat e faljes për protokollin e mallrave dhe paketave të supermarketeve.
“Për fat të keq, ne shohim shumë boshllëqe themelore në zbatimin nga ana e BM edhe pse protokolli hyri në fuqi mbi 17 muaj më parë”, theksoi ai.
“Nëse kjo nuk ndodh dhe nëse Britania e Madhe ndërmerr veprime të mëtejshme të njëanshme në javët e ardhshme, BE do të reagojë shpejt dhe me vendosmëri për të siguruar që BM të jetë në përputhje me detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar”, shtoi Sefcovic./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




