Blinken: Dhurojmë 80 milionë vaksina deri në fund të korrikut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga tani deri në fund të muajit korrik do të fillojnë shpërndarjen e 80 milionë dozave të vaksinës antiCovid-19 në vendet që kanë më shumë nevojë për to, përfshirë ato në programin Covax, deklaroi sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken.
Kësti i parë do të mbulojë 25 milionë doza dhe 75% e tyre do të shpërndahen në koordinim me programin Covax, ndërsa 25% e mbetur do të dërgohen direkt nga SHBA për vendet e varfra.
Sipas të dhënave nga Qendrat e vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), SHBA ka administruar më shumë se 300 milionë doza të vaksinës së koronavirusit./ANSA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




