Pritet vendimi përfundimtar për ”Kasapin e Ballkanit”, ish-gjeneralin Mladiç

Botë | 5 vite më parë

Pothuajse 26 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës pritet të japë sot vendimin e saj përfundimtar mbi një nga autorët kryesorë të pretenduar, ish-gjeneralin serb të Bosnjes, Ratko Mladiç.

Në shkallë të parë, i pandehuri 78-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjyqtarët pritet të konfirmojnë këtë vendim në apelin e tij.

Mladiç, i cili u bë i njohur si “Kasapi i Ballkanit” gjatë luftës në Bosnje 1992-95.

Në vitin 2017 ai u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, duke përfshirë rrethimin e Sarajevës që zgjati për vite dhe me mbi 10 000 të vdekur, persekutimin dhe dëbimin e myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjes dhe gjenocidin e Srebrenicës.

Nën drejtimin e Mladiç, trupat serbe pushtuan zonën e mbrojtur të OKB të Srebrenicës në 1995 dhe më pas vranë më shumë se 8 000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Masakra e Srebrenicës, e përcaktuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara në 2007, konsiderohet mizoria më e madhe në Europë që nga Holokausti./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme