CDU fiton zgjedhjet në landin e Saksonisë

Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel shënuan një fitore më të thellë nga sa pritej, në një prej landeve kryesore te Gjermanisë.
Demokratët e krishterë të Merkel (CDU) nën drejtimin e kryeministrit, Reiner Haseloff në landin e Saksonisë-Anhalt të Gjermanisë Lindore siguruan 37,1% të votave, një rritje prej më shumë se 7% që nga zgjedhjet e fundit në 2016, sipas rezultateve paraprake.
Fitorja e CDU në Saksoninë-Anhalt është një nxitje për Armin Laschet për të udhëhequr fushatën zgjedhore kombëtare të partisë në muajin shtator si një kandidat për kancelar.
Haseloff u bashkua me udhëheqësit e partisë CDU duke e konsideruar fitoren e CDU si një ogur i mirë për zgjedhjet kombëtare brenda tre muajsh.
Zgjedhjet e shtatorit do të shënojnë gjithashtu fillimin e epokës postMerkel, me lideren gjermane që del nga skena politike pas zgjedhjeve dhe pas 16 vitesh në pushtet. /ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




