Von der Leyen: Ballkani Perëndimor e ka të ardhmen në Bashkimin Europian

Botë | 5 vite më parë

Ne jemi dakord që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian dhe ne duam ta çojmë përpara këtë, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

”Patëm një takim pozitiv me Borut Pahor, presidentin e Sllovenisë”,  shkroi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Twitter, me rastin e marrjes nga Sllovenia të presidencës së radhës të Bashkimit Europian.

”Gjashtëmujori i presidencës së Sllovenisë në BE do të jetë thelbësor”, theksoi Von der Leyen.

Më 1 korrik 2021 Sllovenia merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme