Forcat palestineze të rezistencës hapën zjarr ndaj dronëve izraelitë që fluturonin mbi Gaza

Botë | 5 vite më parë

Forcat palestineze të rezistencës kanë hapur zjarr ndaj mjeteve ajrore izraelite pa pilot (UAV) që fluturonin në lartësi të ulëta në pjesë të ndryshme të Gazës.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, dronët izraelitë u vendosën natën vonë në lindje të qytetit të Gazës në Ez-Zaytun, Shejaiya dhe Et-Tuffah, në perëndim në Al-Shati, Tel el-Heva dhe Er-Rimal dhe në Jibaliya në veri të Rripit të Gazës. Dronët fluturuan në lartësi të ulët mbi lagjet Beit Lahiya dhe Al-Karame.

Më tej thuhet se rreth qytetit të Gazës u hap zjarr mbi dronët e përmendura.

Një oficer i sigurisë, i cili nuk deshi të identifikohet tha se rreth 10 dronë po fluturonin në një lartësi jashtëzakonisht të ulët veçanërisht në rrethin Shujaiyye dhe se u hap zjarr për të rrëzuar këto dronë./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme