SHBA dhe Katari diskutojnë për partneritetin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin zhvilloi bisedë telefonike me zëvendës kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Katarit, Khalid Bin Mohammed al-Attiye lidhur me partneritetin mes dy vendeve në mbrojtje.
Në një deklaratë me shkrim në lidhje me takimin, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se “Sekretari Austin falënderoi dr. Attiye për mikpritjen e forcave të SHBA-së në Katar dhe theksoi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në bazën ajrore të Katarit, Al-Udeid”.
Derisa vazhdon tërheqja e ushtarëve amerikanë nga Afganistani, Austin ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Katarit për tërheqjen dhe rolin që luajti në procesin e paqes afgane.
Kirby tha se të dy ministrat diskutuan gjithashtu për interesat e përbashkëta në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




