Mbretëresha britanike takon presidentin Biden javën e ardhshme

Mbretëresha britanike Elizabeta II do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden, javën e ardhshme, ka njoftuar Pallati Buckingham. Takimi në Kështjellën Windsor më 13 qershor do të zhvillohet pas mbarimit të takimeve të Bidenit në kuadër të samitit të liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara (G7).
Biden do të bëhet presidenti i 12-të amerikan që takon Mbretëreshën britanike. Elizabaeta II, 95-vjeçare është takuar me presidentin e parë në detyrë sa ka qenë princeshë më 1951, dhe që atëherë ka takuar të gjithë liderët amerikanë gjatë 69 vjetëve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson.
Përndryshe organizimi i samitit G7 në Kornuall do të shënojë pjesëmarrjen e parë me prezencë të Bidenit prej kur është bërë president. Pandemia e koronavirusit e ka penguar atë që të marrë pjesë në organizime tjera, të mbajtura muaj më parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




