BE mirëpret dialogun Turqi-Egjipt

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel të mërkurën deklaroi se Bashkimi Evropian mirëpriti procesin e vazhdueshëm të dialogut midis qeverive të Egjiptit dhe Turqisë.
Sipas një njoftimi nga Këshilli, Michel zhvilloi një telefonatë me presidentin egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi dhe të dy diskutuan për lidhjet dypalëshe së bashku me çështjet rajonale, sigurinë dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor.
Në njoftim thuhet se stabiliteti në Mesdheun Lindor do të ishte në interes të BE-së dhe BE-ja mirëpriti dialogun midis Ankarasë dhe Kajros.
Michel dhe Al-Sisi po ashtu trajtuan procesin e paqes në Lindjen e Mesme, duke e falënderuar këtë të fundit për përpjekjet e armëpushimit në kontekstin e Izraelit dhe grupit palestinez të rezistencës Hamas.
Gjithashtu, të dy udhëheqësit theksuan se stabiliteti në Libinë e lodhur nga lufta do t’i shërbente interesave të të dy vendeve dhe është e rëndësishme të mbështetej qeveria e unitetit kombëtar të Libisë./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




