SHBA ndihmë Arabisë Saudite të mbrojë integritetin e saj territorial

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin zhvilloi bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman për të diskutuar për çështjet rajonale të sigurisë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon), John Kirby tha se Austin ka theksuar angazhimin e SHBA-së për të ndihmuar Arabinë Saudite të mbrojë integritetit e saj territorial.
Duke theksuar se të dy diskutuan mbi sigurinë rajonale dhe në veçanti, përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Jemen, Kirby tha: “Sekretari Austin falënderoi Princin e Kurorës për bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së për Jemenin, Tim Lenderking, për t’i dhënë fund luftës në këtë vend”.
Kirby theksoi se në bisedë u diskutua për sulmet e Huthive të Jemenit kundër Arabisë Saudite. Austin dhe Bin Salman potencuan përpjekjet e ndërsjella dypalëshe për të përmirësuar mbrojtjen e Arabisë Saudite./Aa
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




