Gjysma e gjermanëve duan t’i mbajnë maskat edhe pas pandemisë

Sipas një sondazhi, gati gjysma e gjermanëve dëshirojnë të vazhdojnë të mbajnë maska për të mbrojtur veten nga sëmundjet, edhe pas pandemisë së koronavirusit.
Nga afërsisht 5 000 persona të intervistuar nga instituti kërkimor ”Civey” për llogari të gazetës ”Augsburger Allgemeine”, 44,7% e qytetarëve ishin në favor të vazhdimit të mbajtjes së maskave, ndërsa 41,9% thanë se do të preferonin të hiqnin mbulesat e gojës dhe hundës.
Masat e frenimit të koronavirusit të tilla si mbajtja e një maske në fytyrë, mbajtja e distancës nga të tjerët dhe larja e shpeshtë e duarve kanë parë një ulje të ndjeshme të sëmundjeve të tjera.
Rënia ishte veçanërisht e dukshme në sëmundjet e transmetueshme.
Gripi sezonal është zhdukur pothuajse plotësisht përgjatë viteve 2020-2021.
Edhe në fillim të vitit 2020, sezoni i gripit pa një fund më të hershëm se zakonisht, i cili iu atribua masave të koronavirusit.
”Mosha duket se luan një rol në vendosjen nëse njerëzit duan të vazhdojnë të mbajnë maska pas pandemisë, me 54,1% të njerëzve mbi 65 vjeç në favor”, sipas studimit. /ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




