Protestat në Kolumbi, Presidenti urdhëron ushtrinë të ndërhyjë

Botë | 5 vite më parë

Ushtria e Kolumbisë ka rritur kontrollin në qytetin Kali, epiqendrën e protestave kundër qeverisë, që po mbahen në këtë shtet për më shumë se një muaj dhe që kanë rezultuar me dhjetëra persona të vdekur. Presidenti Ivan Duque ka urdhëruar trupat ushtarake që të mbështesin policinë në Kali, qytet me 2.2 milionë persona, pas përleshjeve të 28 majit mes forcave policore  dhe civilëve të armatosur. Varfëria dhe menaxhimi i pandemisë nga ana e qeverisë kanë rritur zemërimin në këtë shtet, ndonëse protestat kanë shpërthyer pas propozimit të muajit të kaluar për reforma në taksa, të cilin qeveria tashmë e ka tërhequr. Të paktën 59 persona kanë humbur jetën gjatë protestave, ndërsa më shumë se 2,300 civilë dhe personel pa uniforma janë plagosur, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Ëatch ka thënë se ka raportimet që tregojnë se të paktën 63 persona kanë vdekur në këtë shtet, prej nisjes së protestave. Përpjekjet e qeverisë për të ndalur protestat kanë qenë të pasuksesshme pasi të rinjtë janë shprehur tejet të zemëruar me shkallën e pabarazisë. Vlerësohet se një e treta e grup-moshës 14-18 vjeç është e papunë dhe nuk shkon në shkollë. Sipas ekonomistëve më shumë se 42 për qind e popullsisë me 50 milionë banorë jeton në varfëri.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme