Samit BE-SHBA me praninë e presidentit Biden

Botë | 5 vite më parë

Një takim i planifikuar midis presidentit të ri të SHBA, Joe Biden dhe zyrtarëve të lartë të BE është caktuar për më 15 qershor, një ditë pas takimit të NATO-s në Bruksel.

Data u njoftua nga Shërbimi i Jashtëm i BE pas një takimi midis sekretarit të përgjithshëm, Stefano Sannino dhe zëvendëssekretarit të Shtetit të SHBA, Wendy Sherman.

Në prill, presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE Charles Michel kishin renditur pandeminë e koronavirusit dhe luftën kundër ndryshimit të klimës si dhe çështjet e multilateralizmit dhe sigurisë si tema për bisedimet e planifikuara.

Një ditë pas samitit BE-SHBA, Biden ka në plan të takojë presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë. /ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme