Ukraina kritika NATO-s për mospërshpejtimin e anëtarësimit të saj

Ukraina kritikoi sot NATO se nuk ka bërë asgjë për të përshpejtuar anëtarësimin e saj, pavarësisht tensioneve të larta me Rusinë.
Gjatë një konference të përbashkët shtypi me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), Helga Schmid, kreu i diplomacisë ukrainase Dmytro Kouleba siguroi se vendi i tij ishte mirënjohës ndaj Aleancës Atlantike për “derën e hapur ndaj ish-republikave sovjetike”.
“Por asnjë masë e vetme nuk është marrë për të zbatuar këtë vendim”, tha ai, ndërsa Ukraina shprehu dëshirën e saj për t’u bashkuar me NATO në 2008.
Në prill, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi NATO-s të përshpejtonte procesin e pranimit të vendit të tij, sipas tij mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës ndërmjet forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë që nga viti 2014 në Ukrainën lindore.
Megjithatë, vendet anëtare të NATO-s ngurrojnë ta pranojnë Ukrainën në mesin e tyre, anëtarësimi i së cilës do të perceptohej nga Rusia si një kërcënim serioz në kufijtë e saj./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




