Von der Leyen: Opinioni i EMA-s për vaksinat për adoleshentët në fund të muajit

Botë | 5 vite më parë

 Kompania Pfizer ka kërkuar miratim për të administruar vaksinën e saj tek fëmijët midis moshës 12 dhe 15 dhe ne presim që EMA të japë mendimin e saj deri në fund të muajit, deklaroi presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen.

”Rezultatet e testeve të para të kësaj vaksine tek fëmijët janë shumë premtuese”, shtoi ajo.

Presidentja kujtoi tre sfidat për vaksinat: dozat për të miturit, testet në zhvillim në grupmoshën 6-12 vjeç dhe përgatitjen për të përshtatur vaksinat në rast të varianteve të panjohura. /ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme