BE mbyll hapësirën ajrore për avionët bjellorusë

ashkimi Europian po përgatitet të izolojë hapësirën e tij ajrore dhe aeroportet për linjat ajrore bjelloruse, pasi një fluturim pasagjerësh midis dy shteteve të BE u devijua me forcë për në Minsk për të ndaluar një gazetar disident bjellorus.
“Kjo sjellje e egër ka nevojë për një përgjigje të fortë”, theksoi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, duke e quajtur “rrëmbim të shtetit” dhe ”një sulm ndaj demokracisë, lirisë së shprehjes dhe sovranitetit europian”.
Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar në samitin e Brukselit, udhëheqësit e bllokut udhëzuan zyrtarët përkatës të “marrin masat e nevojshme për të ndaluar linjat ajrore bjelloruse të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të BE dhe të parandalojnë hyrjen në aeroportet e BE”.
Shtetet anëtare kanë bërë thirrje gjithashtu për lirimin e menjëhershëm të gazetarit të opozitës, Roman Protasevich dhe partneres së tij, Sofia Sapega. /ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




