Irani pranon zgjatjen e inspektimeve të kufizuara bërthamore

Botë | 5 vite më parë

Irani ka rënë dakord për një marrëveshje që do të lejojë regjimin aktual të inspektimit për programin e tij bërthamor të zgjatet deri më 24 qershor, njoftoi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

“Zgjidhja e përkohshme nuk është ideale”, pranoi kreu i IAEA-s, Rafael Grossi.

“Megjithatë, kjo është një mënyrë për të shmangur fluturimin plotësisht të verbër dhe humbjen e informacionit thelbësor”, shtoi ai.

Diplomatët perëndimorë kishin paralajmëruar më parë se përpjekjet për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015 do të rrezikoheshin pa inspektimet e IAEA.

IAEA nuk është lejuar të përdorë të dhëna nga pajisjet e saj të monitorimit në Iran që nga shkurti dhe, përkundrazi, është e kufizuar në metodat e tjera të inspektimit.

Teherani po përdor inspektimet si një “levë” në negociatat në Vjenë rreth marrëveshjes, që përfshin kufizime në programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Një raund tjetër bisedimesh që përfshijnë Gjermaninë, Francën, BM-në, Rusinë dhe Kinën është vendosur të fillojë këtë javë në Vienë dhe të përqëndrohet në kthimin e Uashingtonit në marrëveshje dhe negocimin e një serie të re të kufizimeve bërthamore për Teheranin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme