Libi, pas përmbytjes së një anijeje besohet se kanë vdekur 130 persona

Asnjë person nuk është gjetur në një anije me rreth 130 persona në të, e cila është përmbytur në gjirin e Libisë, ka thënë organizata për ndihma SOS Mediterranee, më 22 prill.
Anija e kësaj organizate ka kërkuar zonën ku ka ndodhur incidenti, në verilindje të Tripolit, dhe ka gjetur të paktën 10 trupa.
“Prej kur kemi arritur në zonë, ne nuk kemi gjetur të mbijetuar dhe kemi parë të paktën 10 trupa në afërsi të anijes”, ka thënë Luisa Albera, koordinatore në këtë organizatë.
Sipas saj, organizata ka pasur vështirësi që të organizojë ekipet e shpëtimit, pasi është raportuar për tri anije në ujërat ndërkombëtarë të Libisë.
Më 21 prill, organizata ka dështuar të gjejë një varkë prej druri me 40 persona në të.
Javën e kaluar, të paktën 41 persona kanë vdekur kur një anije migrantësh është përmbytur në gjirin e Tunizisë.
Vetëm deri në këtë periudhë të vitit, më shumë se 350 persona kanë humbur jetën në rajonin e Mesdheut Qendror, pa përfshirë vdekjet e fundit, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara.
Libia është vend i madh transit për shumë migrantë afrikanë, të cilët synojnë të kalojnë Mesdheun, për të arritur në Evropë./RTK
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




