Bllokimi i Kanalit të Suezit, 9.5 miliardë dollar mallra ngecin çdo ditë

Anija e mallrave “EverGreen”, një nga më të mëdhatë në botë, ka mbetur e zhytur në Kanalin e Suezit, ndërsa po rifillojnë përpjekjet për nxjerrjen e saj. Anija gjigante me ngarkesa e ngecur në Kanalin e Suezit po bllokon dërgesat me vlerë prej rreth 9.5 miliardë dollarë në ditë, duke përfshirë edhe ushqime, të cilat do të kenë një ndikim të madh në ekonominë botërore, kanë paralajmëruar ekspertët.
Të paktën 150 anije janë bllokuar për shkak të anijes ““EverGreen” me ngarkesë 200 000 ton e cila u përplas në kanalin e ngushtë të martën, me mallra me vlerë 29 miliardë dollarë tashmë të mbajtura lart. Efekti është ndjerë në tregjet botërore, ndërsa çmimi i naftës bruto u rrit me 6 për qind të mërkurën, duke përmbysur muajt e rënieve shpesh rekord të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Nëse kanali nuk mund të zhbllokohet shpejt, firmat e transportit nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveç se të drejtojnë anijet e tyre rreth Kepit të Shpresës së Mirë në majë të Afrikës, një rrugë që shton 14 ditë dhe 5000 milje detare në udhëtim. Kjo mund të nënkuptojë çmime më të larta për mallrat e transportuara në Evropë nga Azia, duke përfshirë makinat, materialet e ndërtimit dhe medicamente për koronavirusin, ndërkohë që kompanitë e transportit po rrisin tarifat e tyre për të mbuluar kostot e rrugëve më të gjata. Një ekspert holandez i cili po ndihmon në operacionin e shpëtimit tha për afp se operacioni mund të zgjasë disa javë dhe mund të përfshijë edhe heqjen e ngarkesave nga anija.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



