SHBA uron për formimin e qeverisë në Libi

Botë | 6 vite më parë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan i përcolli urimet popullit libian për formimin e qeverisë së re nën kryesimin e kryeministrit Abdul Hamid Mohammed Dbeibah, 

Qeverisa e Unitetit Kombëtar në Libi do të drejtojë vendin për zhvillimin e zgjedhjeve kombëtare më 24 dhjetor 2021″

Sullivan theksoi se të gjithë libianët meritojnë të zgjedhin liderin e tyre në një proces demokratik, të rivendosin sovranitetin e tyre larg nga dhuna dhe ndërhyrja e vendeve të huaja si dhe të garantojnë një të ardhme më të ndritur pas një procesi që ka kaluar rëndë me kryengritje politike dhe një lufte të brendshme që ka vazhduar për vite.

“SHBA-ja qëndron pranë të gjithë atyre që premtojnë zgjedhje. Për të mbështetur përpjekjet e ndërmjetësimit të Kombeve të Bashkuara, me partnerët tanë ndërkombëtarë ne do të jemi inkurajues që të kërkohet llogari ndaj palëve që kërkojnë të minojnë mbajtjen e zgjedhjeve që kanë caktuar libianët”, tha Sullivan.

Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që shtetet që kanë luftëtarë në Libi t’i tërheqin ata “pa vonesa”, në mënyrë që të mund të respektohet marrëveshja e armëpushimit e arritur në tetor. Armëpushimi ka për qëllim që t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve.

Tërheqja e trupave dhe respektimi i një embargoje të armëve, janë kushte kyçe që marrëveshja e armëpushimit të respektohet. Libia është në kaos që prej vitit 2011, kur u rrëzua nga pushteti Moammar Gadhafi. Që atëherë, në këtë shtet ka pasur dy qeveri, ajo në Tripoli e mbështetur nga OKB-ja dhe Turqia . Ndërsa qeveria tjetër është ajo e gjeneralit Khalifa Hafter që kërkon rrëzimin e qeverisë të dalë nga zgjedhjet e para demokratike të pranuara nga SHBA-ja dhe Europa, ndërsa Haftar  mbështetet fuqishëm nga Rusia, Franca, Greqia dhe vende të tjera të Lindjes.  

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme