Vendi i parë në botë me sipërfaqen e pyjeve të mbjella

Botë | 6 vite më parë

Kina do të vazhdojë promovimin e pyllëzimit dhe mbrojtjen e burimeve pyjore për të përmirësuar cilësinë e ekologjisë dhe mjedisit. Përmes dekadave të pyllëzimeve, shkalla e mbulimit të pyjeve në Kinë është rritur nga 12% në fillim të viteve ‘80 në 23.04% aktualisht, tha Liu Dongsheng, zëvendësdrejtor i Administratës Kombëtare të Pyjeve, në një intervistë për “Xinhua”. Vendi ka parë vëllimin e rezervave të tij pyjore në 17.56 miliardë metra kub, duke u mburrur me zonën më të madhe në botë të pyjeve të mbjella, tha Liu, i cili shtoi se zona pyjore e Kinës dhe vëllimi i rezervave pyjore janë mbajtur në rritje për 30 vjet rresht.
Duke përmendur zotimin e Kinës për të rritur vëllimin e stokut pyjor me 6 miliardë metra kub deri në vitin 2030 nga niveli i vitit 2005, Liu tha se vendi do të maksimizojë përdorimin e tokave të shkreta dhe minierave të braktisura për pyllëzimin dhe do të rritë masat për të parandaluar zjarret në pyje dhe dëmtuesit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme