Ish-presidenti i Francës dënohet me burg për korrupsion

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe dy ish-ndihmës të tij u dënuan me nga tre vjet burgim – dy prej tyre me kusht – nën akuzat për korrupsion. Sarkozy, 66 vjeç, u gjet fajtor për përpjekje për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.
Sipas prokurorëve, skandali ka dalë në pah pas përgjimit të bisedave midis Sarkozyt dhe ish-avokatit të tij, Thierry Herzog, pasi ish-presidenti ka mbaruar mandatin, në vitin 2012. Herzog dhe Azibert morën të njëjtin dënim. Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, me një etiketë elektronike.
Ish-presidenti, i cili e mohon çdo keqbërje, pritet të apelojë. Ai është presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chirac, që akuzohet për korrupsion. Chirac ka vdekur në vitin 2019.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




